2 DUELE PËR 3 DITË
Ndërrohet termini i ndeshjes Borea-Prizreni
19 March, 2019 @14:46
Përmes një njoftimi të botuar para pak çastesh nga FBK-ja, është bërë e ditur se ndeshja e paraparë të luhet të shtunën në Karagaç të Pejës, është tërhequr për të premten.
“Pas dëshmive të dorëzuara në FBK se palestra Karagaç e Pejës në fundjavë është e zënë, termini i ndeshjes së duelit të xhiros XXIII ndërmjet Borea-Prizreni është konfirmuar për datën 22 mars 2019, në ora 16e30,” ka bërë të ditur FBK-ja në njoftim.
Me këtë, Prizrenit tash i ngrakohet orari i ndeshjeve në dy ndeshje për tre ditë, pasi që ata më 20 mars luajnë përballjen e mbetur ndaj Prishtinës në Sezai Surroi dhe pas dy ditësh do të duhet të djersiten përsëri në Karagaç ndaj Boreas.