Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOREA - VUSHTRRIA

Ndeshja dramatike i takoi Vushtrrisë

Ndeshja dramatike i takoi Vushtrrisë


29 September, 2022 @21:14

Ndeshja e cila ishte ngushtë deri në fund, i takoi Vushtrrisë që e mposhti Borean me rezultat 85-90.

Dallimi u bë në çerekun e tretë ku vushtrriasit ku krijuan një epërsi 4 pikëshe, kurse në 10 minutëshin e fundit e ruajtën epërsinë.

Te Vushtrria shkëlqeu Deshawn Wilson me 28 pikë, 6 këcime, 6 topa të rrëmbyer dhe 5 asistime, dhe Besnik Azemi me double-double prej 18 pikëve e 15 kërcimeve.

Në anën tjetër te skuadra pejane Olsi Kurtaj ishte i pakapshëm me 31 pikë, 17 kërcime e 6 asistime, por nuk mjaftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

Në xhiron tjetër Vushtrria pushon, kurse Borea takohet me MH Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë