CAKTOHET DATA DHE ORA E NDESHJES
Ndeshja e mbetur, luhet të mërkurën
15 March, 2019 @19:31
Përballja e mbetur e Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Prizrenit dhe Prishtinës do të luhet të mërkurën e radhës, më 20 mars në Sezai Surroi të Prizrenit.
Njoftimin e ka bërë të ditur FBK-ja sot, ndërsa Prishtina do të kërkojë rrugëtimin e pamposhtshmërisë më tutje në Superligë edhe në këtë ndeshje.
Në anën tjetër, Prizreni do të tentojë të bëj befasinë e stinorit, duke ditur që ka mposhtur së paku njëherë të gjitha ekipet e Superligës këtë stinor.
Ky duel do të nis në ora 19:00 ndërsa gjyqtar kryesor i ndeshjes është caktuar të jetë Dardan Maxhuni, i ndihmuar nga Atdhe Goçaj, Visar Bunjaku dhe vëzhguesi Nexhdet Hoxha.
Kjo ndeshje ishte shtyer për shkak të angazhimit të Prishtinës në FIBA Europe Cup.