MEDIA
Deri në fund me 5 të huaj
15 March, 2019 @12:53
Skuadra e Prishtinës pas eliminimit nga garat evropiane, si duket nuk dëshiron të vë në mëdyshje titullin kampion këtë stinor dhe për këtë ka vendosur t’i mbajë basketbollistët cilësorë të huaj në ekip.
Sipas një njoftimi të botuar në Kohën Ditore sot, thuhet se te ekipi bardhekaltër përveç Malcolm Armsteadit që pritet të largohet nga ekipi, të huajt tjerë do të mbesin aty.
Pra ekipi i Mulaomerovicit do të vazhdojë rrugëtimin e të pamposhturit në Superligë deri në fund të stinorit me lojtarët si Rodney Bullock, Divine Myles, Denis Krestinin, Ahmed Bashir dhe Khalid Boukichou.
Stinorin e kaluar Prishtina duke liruar të gjithë të huajt pas eliminimit nga garat evropiane, kishe hasur në vështirësi për mbrojtjen e titullit kampion, të cilën edhe e humbi, pasi që Bashkimi i mposhti në finalen e PlayOffit 3-1.
Kësaj radhe bardhekaltërit nuk dëshirojnë të rrezikojnë titullin kampion dhe pritet të mbajnë kontingjentin e të huajve që në numër pritet të jenë së paku 4.
Përndryshe, Mulaomerovic me Prishtinën këtë stinor veçse e ka fituar një trofe. Bardhekaltërit triumfuan në Final 8 të Kupës së Kosovës duke e mposhtur Rahovecin në finale për të ngritur Kupën e radhës në vitrina të klubit.