ISTOGU - FERONIKELI

Ndeshje rekordesh për Istogun
26 November, 2021 @22:10
Istogu sonte ka regjistruar një fitore të lehtë ndaj Feronikelit me rezultat 122-52.
Istogu duke shënuar 122 pikë, për herë të parë ka shënuar më shumë se 100 pikë në një ndeshje në këtë stinor.
Gjithashtu diferenca prej 70 pikëve, ishte epërsia më e lartë e tyre në këtë stinor.
Në këtë ndeshje koshashënuesi më i mirë te Istogu ishte Dardan Maxharaj me 24 pikë, derisa u dalluan edhe Labinot Kelmendi me 23 pikë, Shëndrit Llapi me 17 pikë e 18 kërcime dhe Nderim Januzaj me 10 pikë e 16 kërcime.
Te Nikli u veçuan Butrint Gashi me 14 pikë dhe Bunjan Hasku me 13 pikë e 12 kërcime.
Istogu me 5 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Feronikeli është skuadra e vetme pa fitore edhe në xhiron e shtatë.
Në xhiron e tetë Istogu takohet me liderin, Vëllaznimin, kurse Feronikeli përballet me Prishtinën e Re.