Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENRIK SIRKO

Ylli zyrtarizon të larguarin nga Peja

Ylli zyrtarizon të larguarin nga Peja


26 November, 2021 @12:29

Basketbollisti kroat, njëri ndër më të dalluarit te Peja këtë stinor, Henrik Sirko - do të jetë tash e tutje lojtar i Yllit të Suharekës.

Faqja zyrtare e kampionit aktual të Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje dhe e ka zyrtarizuar ardhjen e lojtarit, që do të punojë përsëri nën urdhërat e ish-trajnerit të tij te Peja dikur, Adis Beciragic.

Henrik Sirko

Deri tash, te Peja Sirko ka pasur mesatare prej 13.4 pikëve, 6.7 kërcimeve dhe 4.4 asistimeve. Ai u suspendua nga Peja javë më parë për shkak të një incidenti që klubi e cilësoi si thyerje të rregullores së klubit.

Ditë më parë, Ylli u nda me amerikanin Brandon Randolph, sot mbushi vendin e tij me kroatin në fjalë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike