KOSOVA

Foto: FIBA
Rikthimi i “Dardanëve” në palestër
26 November, 2021 @14:02
Pas disfatës së pësuar mbrëmë nga Norvegjia, Kosova më 28 nëntor do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit C parakualifikues për Eurobasket 2025, ku e pret Danimarkën.
Ndeshja do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ndërsa fillon nga ora 19:00. Për shkak të masave të pandemisë, sipas rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë, në palestër lejohen vetëm 10 përqind të publikut, kurse Kosova pret që ata të japin përkrahje maksimale në këtë ndeshje.
Kosovës i duhet patjetër fitorja në këtë ndeshje për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje në rrugëtimin e gjatë drejt Eurobasket 2025.
Kosova pret që në këtë ndeshje të ketë afro 300 tifozë në palestër, që do t’i rikthehen tribunave pas afro dy vitesh.
TABELA AKTUALE:
1. Norvegjia 1-0
2. Kosova 0-1
3. Danimarka 0-0.