Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUK KRYEN OBLIGIMET

BIBL përjashton edhe një skuadër nga garat

BIBL përjashton edhe një skuadër nga garat


26 November, 2021 @13:54

Pas largimit të KB Peja, BIBL ka larguar edhe një skuadër tjetër nga garat e saj. Faqja zyrtare e Ligës Ballkanike ka bërë të ditur se KK Kumanovo nga Maqedonia e Veriut nuk ka kryer asnjë obligim rregullisht dhe ka sjellë gjithmonë telashe në pagesa si të referimit ashtu edhe të procedurave tjera që e detyrojnë atë ndaj BIBL.

Me këtë, BIBL ka vendosur që të përjashtojë KK Kumanovo nga garat e mëtutjeshme, ndërsa duelet e saja të zhvilluara deri tash, do të anulohen dhe rezultatet do të fshihen.

“Veprimet e KK Kumanovo, e udhëhequr nga kryetari Aleksander Krstevski janë jo të respektueshme, turpëruese dhe ofenduese, që prishin imazhin e jo vetëm BIBL por edhe 11 skuadrave tjera pjesëmarrëse në ligë, si dhe për qytetin e tyre,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i BIBL.

Nga Kosova, këtë stinor pas largimit të KB Peja, që nuk e nisi stinorin fare aty përkundër se u paraqit, merr pjesë vetëm KB Prishtina.

Basketbollistët e KB Prishtina bëjnë pjesë në Grupin B të BIBL dhe kanë arritur dy fitore e dy humbje në katër duelet e para të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League