VËLLAZNIMI - VUSHTRRIA

Vazhdon seria perfekte
26 November, 2021 @21:24
Skuadra gjakovare Vëllaznimi, e kaloi edhe pengesën e Vushtrrisë.
Vëllaznimi e mposhtu kundërshtarin me rezultat 81-72.
10 minutëshi i parë në ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 15-15, kurse në çerekun e dytë, Vëllaznimi shënoi 32 pikë dhe pësoi 11 pikë, e më pas e kontrolloi deri në fund ndeshjen.
Bardh Rexha ishte më i miri te skuadra gjakovare. Ai luajti me double-double prej 25 pikëve e 18 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Atik koshi me 18 pikë, 6 kërcime e 4 asistime dhe Driton Rraci me 12 pikë të tjera.
Te Vushtrria u veçuan Erhan Sholla me 22 pikë dhe Albion Imeri me 16 pikë e 12 kërcime.
Vëllaznimi është skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë (7-0), kurse Vushtrria me 5 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e tretë.
Në xhiron e tetë Vëllaznimi takohet me Istogun, derisa Vushtrria me New Basketin.