KBF PRISHTINA - KBF VËLLAZNIMI

E teta rresht për KBF Prishtinën
26 November, 2021 @20:25
KBF Prishtina po vazhdon me fitore.
Vashat prishtinase serinë e fitoreve e ngritën në 8, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 108-53.
Epërsia e Prishtinës ishte nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes.
Më e dalluara te Prishtina ishte Aisia Robertson me 25 pikë, 8 asistime, 6 topa të rrëmbyer e 4 kërcime, u veçuan edhe Sumeja Kosumi me 12 pikë e 12 kërcime, Agnesa Rrahmani me 12 pikë dhe Sarah Mgbeike me 10 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.
Te Prishtina pas një kohe të gjatë nga lëndimi u rikthye Enxhi Xhanaj. Ajo luajti me 9 pikë, 9 krcime e 3 asistme.
Në anën tjetër te Vëllaznimi e vetmja me pikë dyshifrore ishte Kendra Williams me 24 pikë.
Prishtina me 8 fitore e 0 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Vëllaznimi ka bilanc prej 2 fitoreve e 6 humbjeve.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Bashkimin, derisa Vëllaznimi e pret Trepçën