Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARÇA

Koeman sqaron për maksimumin e Barçës dhe thurr lëvdata për rivalin

Foto:Google

Koeman sqaron për maksimumin e Barçës dhe thurr lëvdata për rivalin


9 April, 2021 @14:12

Ronaldo Koeman foli përpara El Clasicos që zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Holandezi tha se ekipi i tij do luftojë deri në fund për La Ligën.
“Ndërsa kemi arritur rezultate të mira kohët e fundit, ekipi është i sigurt, është një ekip i shkëlqyeshëm, kundër një Madridi që është përmirësuar gjithashtu gjatë sezonit, ne po luftojmë për maksimumin dhe maksimumi është të fitojmë Ligën, veçanërisht loja nesër është e rëndësishme”.

Pavarësisht rezultatit nesër, ai shprehu se ka ndeshje edhe pas El Clasicos, por fituesi do ketë moral më shumë sipas trajnerit.
“Rezultati nuk është vendimtar sepse pas ndeshjes së nesërme kemi akoma ndeshje të tjera dhe ekipet e kanë të vështirë të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura. Skuadra që fiton do të ketë një moral të rëndësishëm për të vazhduar”.

Koeman tregoi sa të rëndësishëm janë Pique dhe Roberto për ekipin, pasi janë në listen e të ftuarve për ndeshje.
“Ata janë dy lojtarë të rëndësishëm, jo vetëm për shkak të cilësisë së tyre. Ata janë fizikisht mirë, shumë të ngazëllyer për të ndihmuar ekipin dhe mendoj se është e rëndësishme që të kemi gati të gjithë lojtarët në dispozicion për ndeshjen e nesërme”.

Gjithashtu foli edhe për formën e madrilenëve duke thënë që kanë një trajner mbreslënës.
“Ata kanë pasur shumë kritika, por ata janë në Champions League dhe po luftojnë për të fituar kampionatin, unë nuk jam një mbështetës i njerëzve që e kanë kritikuar aq shumë Madridin, është një ekip me një trajner mbresëlënës dhe lojtarët dhe është një lojë në të cilën të dy ekipet e dinë rëndësinë e fitimit të kësaj loje”.


 
Të gjitha lajmet nga