SERIA FINALE
Në fundjavë, nis finalja e Play-Offit
4 May, 2016 @14:07
Dy skuadrat më të mira të Kosovës në 4 vitet e fundit, Peja dhe Sigal Prishtina, do të nisin përballjet finale të dielën në “Karagaç” të Pejës.
Dy ekipet në fjalë, luajnë për herë të katërt me radhë finalen e Play-Offit të Superligës për tu shpallë kampionë të vendit.
Në këto finale, dy herë është shpallë kampione Prishtina, ndërsa njëherë Peja. Kampione është shpallur skuadra që ka përfunduar më mirë pjesën e stinorit të rregullt deri tani.
Dueli i parë ndërmjet rivalëve të ashpër në parket do të nis të dielën në Pejë, kur verdhezinjtë presin bardhekaltërit.
Skuadra që shënon tre fitore së pari, do të shpallet kampione e Kosovës për stinorin 2015/16.
Kampione në fuqi është Sigal Prishtina, ndërsa këtë stinor bardhekaltërit kanë fituar edhe Kupën e Kosovës e Balkan Ligën, derisa Peja ka triumfuar në fillim të stinorit në ndeshjen e Superkupës së Kosovës.