RAPTORS vs HEAT
Drama i takoi Miamit
4 May, 2016 @10:12
Ndeshja e parë e serisë në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore, ndërmjet Toronto Raptors dhe Miami Heat, startoi me plotë emocione.
Kishin mbetur edhe tre sekonda lojë, Toronto ishte tre pikë në disavantazh, ndërsa Kyle Lowry e mori përgjegjësinë në supet e tij dhe shënoi nga gjysma e palestrës, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Por në lojën shtesë të ndeshjes, një hap përpara doli Miami Heat, që e mposhti kundërshtarin me rezultat 102-96.
Goran Dragic luajti me 26 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Wade me 24 pikë të tjera.
Tek Toronto më i miri ishte lituanezi, Jonas Valanciunas, që u dallua me 24 pikë e 14 kërcime.
Dwyane Wade, pas ndeshjes tha: “Ne ishte dashur të fitojmë dy herë sonte”.
Miami Heat kaloi 1-0 në epërsi në seri, derisa ndeshja e dytë do të luhet përsëri në Air Canada Center më 5 maj.