SPURS vs OKLAHOMA
Humbja e parë në Play Off
3 May, 2016 @9:10
Oklahoma City Thunder, përpos që ia shkaktoi humbjen e parë të Play Offit sivjet San Antonios, regjistroi një fitore me vlerë shumë të madhe në AT&T Center.
Ndeshja nuk filloi ashtu siç kanë planifikuar djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich. Ata patën probleme në shënime dhe këtë e shfrytëzoi Oklahoma më së miri duke ngritur epërsinë për t’u rehatuar.
Spurs në pjesën e dytë të ndeshjes u këndellë, ndërsa me topin e fundit në ndeshje kishin rastin për të fituar lojën, por Patty Mills nuk arriti të shënojë nga vija e treshit dhe u regjistrua humbja e parë e tyre me rezultat 97-98.
Russell Westbrook luajti me 29 pikë 10 asistime e 7 kërcime, që ishte më i miri tek Oklahoma, shto ktu edhe ndihmën e Kevin Durantit me 28 pikë të tjera.
Ndërsa në anën tjetër, LaMarcus Aldridge, shkëlqeu me 41 pikë e 8 kërcime, por nuk mjaftuan për fitore.
Seria u barazua në 1-1, derisa ndeshja e tretë do të luhet me 6 maj në palestrën e Oklahomës.