PAS 7 NDESHJEVE
Gjysmëfinalisti i fundit, Toronto Raptors
2 May, 2016 @9:49
Gjysmëfinalisti i fundit erdhi pas 7 ndeshjeve në përballjen ndërmjet Toronto Raptors dhe Indiana Pacersit.
Duke e fituar ndeshjen me rezultat 89-84 Toronto u bë kundërshtari i Miami Heatit në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
Te Raptors, DeMar DeRozan, ishte i pakapshëm, i cili luajti me 30 pikë e 5 kërcime, derisa në anën tjetër, u dallua Paul George me 26 pikë e 12
kërcime.
Ylli i skuadrës DeRozan kishte probleme me shënime gjatë gjithë serisë, përpos ndeshjes së fundit.
Derisa për këtë Paul George komentoi pas lojës kështu:
“Pavarësisht nga dështimet e tij në këtë seri, ai është një lojtar special. Ai është ende njëri ndër lojtarët që nuk mundem ta mbrojë, është i pa
kontrollueshëm” lavdëroi George DeRozanin.
Raptors në gjysmëfinale do të përballet me Miami Heatin.