NUMRI I SHIKUESVE
Në Mitrovicë e Suharekë, afro 4 mijë shikues
8 February, 2018 @14:09
Adhuruesit e Trepçës dhe të Golden Eagle Yllit, aktualisht janë të vetmit që po mbajnë Superligën e Kosovës lartë, sa i përket numrit të vizitorëve në palestra.
Në derbin Trepça - Sigal Prishtina janë evidentuar afro 2 mijë shikues, ka bërë të ditur Informatori Nr. 18 i Superligës, ndërsa në përballjen Golden Eagle Ylli - Bashkimi, mbi 1 mijë e 500.
Sa i përket dueleve tjera të xhiros, nga 100 figurojnë të evidentuar në Informator në ndeshjet Kerasan Prishtina - Borea dhe Peja - Rahoveci.