Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC

Në pjesë të dytë u përmirësuam!

Në pjesë të dytë u përmirësuam!


28 December, 2022 @22:29

Seri e jashtëzakonshme prej 10 fitoresh radhazi, por trajneri boshnjak i Yllit, Adis Beciragic, si gjithnjë modest ka treguar ku ka çaluar ekipi dhe ku do të duhet të përëmirësohen.

Strategu Beciragic ka bërë të ditur se në pjesë të parë ekipi i tij ka humbur shumë topa, si dhe nuk ka pasur saktësi të mirë në gjuajte të lira, ndërsa pas përmirësimit në pjesë të dytë dhe shutimeve të sakta, gjithçka u përmirësua dhe ekipi fitoi.

“Kemi vrapuar mirë. Por, nuk kemi ekzekutuar mirë. Kemi pasur shumë topa të humbura në pjesë të parë, me sa di unë 13. Gjuajtjet e lira gjithashtu nuk i kemi shënuar mirë. Është dashur që të kemi pjesë të parë më të mirë. Por, në pjesë të dytë u përmirësuam, luajtëm mbrojtje të mirë dhe kishim shutime të mira, që bëri edhe të fitojmë,” ka thënë ndër të tjera tekniku boshnjak i kampionit të Kosovës.

Ylli është në seri të jashtëzakonshme të fitoreve në Superligë, duke arritur në dhjetë radhazi, që është seria më e mirë këtë stinor në Superligë në përgjithësi. Kujtojmë, ata kishin nisur stinorin me 4 humbje radhazi!

 


 
Të gjitha lajmet nga