Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SONTE NË LIGËN UNIKE

Në pritje të debutimeve

Në pritje të debutimeve


3 March, 2022 @11:48

Sot zhvillohen dy përballjet e radhës në xhiron XI të Ligës Unike, ndërsa skuadrat kosovare pritet të kenë debutime të rëndësishme në ekipet e tyre.

Te Peja pritet të debutojë trajneri Marin Dokuzovski në bankë, ndërsa te shqiponjat ndeshjen mund ta nisë edhe amerikani që ka shkëlqyer deri tash në Kosovë, Courtney Fells, që la KB Prizrenin për t’iu bashkuar rivalëve.

Pastaj gjithashtu, me padurim pritet edhe debutimi i Preston Knowles te verdhezinjtë.

Peja do të ndeshet me Tiranën sonte në Karagaç në ndeshjen që nis në ora 17:00. Peja ka bilanc 7-3, ndërsa Tirana 5-5.

Në anën tjetër KB Prizreni që humbi lojtarin më të mirë të ekipit, Fells, ku ky i fundit shkoi te Peja, ka zyrtarizuar një lojtar gjithashtu të njohur në Superligë.

Bardhezinjtë nga qyteti i Prizrenit kanë zyrtarizuar amerikanin Darrell Davis në ekip ditë më parë - dhe ai pritet të debutojë sonte për ekipin e tij.

Prizreni pret shkodranët e Vllaznisë sonte në ndeshjen që nis në ora 19:00. Ekipi i Arbnor Rifatit ka bilanc 6-4 aktualisht në Ligën Unike, ndërsa mysafirët janë të fundit në renditje, me 2-8.



LIGA UNIKE, MESHKUJT - TABELA AKTUALE:

1 YLLI 9-1
2 PEJA 7-3
3 TEUTA 6-4
4 PRIZRENI'16 6-4
5 RAHOVECI 4-7
6 TIRANA 5-5
7 KAMZA 2-9
8 VLLAZNIA 2-8

 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike