INFORMATORI NR 11
Në Prizren u thye rekordi
22 February, 2018 @20:11
Dueli i fundjavës së shkuar ndërmjet vashave të Bashkimit dhe atyre të Probet Prishtinës, ka qenë më i shikuari këtë stinor në Ligën e Femrave të basketbollit kosovar.
Sipas raportit të botuar në Informatorin Nr. 11 të FBK-së, në këtë ndeshje janë regjistruar nga vëzhguesi i takimit rreth 400 shikues - që është numri më i lartë i shikuesve në një përballje të Ligës së Femrave përgjatë gjithë stinorit.
Ndeshja ka qenë e para e pjesës pranverore të stinorit për të dyja ekipet, ndërsa që të dyja skuadrat ishin përforcuar me basketbolliste amerikane në janar.
Në ndeshjet tjera, numri i shikuesve ka qenë rreth 100, te secila.