FILLOJNË PËRGATITJET
Kthehet Kastrati, mungon Bamforth - nisin përgatitjet
20 February, 2018 @12:04
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka bërë të ditur 12-shen përfundimtare të Kosovës që do të jetë e gatshme për përballjet e radhës në kualifikime për Kampionatin Botëror Kina 2019.
Zyrtarisht, është konfirmuar mungesa e playit Scott Bamforth, ndërsa ekipi do ta ketë në dispozicion qendrën Shawn Jones, që nuk ka qenë pjesë në parakualifikime të Kosovës dhe në dy ndeshjet e para.
Kosova do t’i zhvillojë nga dy stërvitje në ditë gjatë qëndrimit në Torun dhe në Wloclawek të Polonisë, para ndeshjes me këtë vend.
ORARI, NDESHJET DHE TABELA AKTUALE
Ndërsa pas ndeshjes së parë do të merr rrugë për Lituani.
Dueli i parë luhet ndaj Polonisë më 23 shkurt me fillim në ora 19:00, ndërsa i dyti më 26 shkurt ndaj Lituanisë në Klaipeda me fillim në ora 19:30.
KOSOVA:
Përfaqësuesja e Kosovës: |
1. Dardan Berisha (Basketball Nymburk/Çeki) 2. Erjon Kastrati (Petrol Olimpija/Slloveni) 3. Jaren Sina (Ada Blois Basket 41/Francë) 4. Samir Zekiqi (Trepça) 5. Lis Shoshi (Pieno Zvaigzdes/Lituani) 6. Gëzim Morina (Sixt Primorska/Slloveni) 7. Fisnik Rugova (Sigal Prishtina) 8. Shawn Jones (Dinamo Sassari/Itali) 9. Leonard Mekaj (Golden Eagle Ylli) 10. Alban Veseli (Sigal Prishtina) 11. Granit Rugova (Sigal Prishtina) 12. Arti Hajdari (Rahoveci) |
||
Përzgjedhës i Kosovës: | Brad Greenberg | ||
Ndihmëstrajnerë: | Ernie Lee Nestor dhe Andin Rashica | ||
Udhëheqëse e delegacionit: | Artina Hasani | ||
Fizioterapeutët: | Kujtim Shala dhe Admirim Krasniqi |