ALL STAR 2018
Donovan Mitchell ngulitësi më i mirë
18 February, 2018 @9:54
Lojtari rookie i Utah Jazzit, Donovan Mitchell, formën që po e tregon gjatë stinorit në NBA, e vazhdoi këtë edhe në All Starin 2018.
Mitchell arriti ta fitojë garën për ngulitje, i cili e mposhti në finale lojtarin e Clevelandit Larry Nance Jr.
Donovan Mitchell, në këtë garë erdhi si zëvendësuesi i Aaron Gordonit i cili për shkak të lëndimit është detyruar që të tërhiqet.
Ndeshja e All Starit 2018, do të luhet sonte pas mesnate në ora 2:00.