PAS NDESHJES
Leonard Mekaj: Me emocione ndaj ish-skuadrës
16 February, 2018 @0:16
Fundori i Yllit dhe i përfaqësueses së Kosovës, Leonard Mekaj, pas ndeshjes kundër Pejës, në një bisedë me Borozani.com ka thënë se ndeshja ishte emocionuse për të.
“Kisha shumë emocione, se me KB Pejën dhe disa djemë që janë aty si Rron Grapci e Beqë Kovaqi, kam pas kujtime shumë të mira”.
Mekaj, gjithashtu ka thënë se fokusimi kryesor do të jetë Kupa e Kosovës për Yllin.
“Ndeshja kundër Pejës ishte e mirë, vetëm se kemi filluar të stabilizohemi si ekip pas dy derbive të humbura, qëllimi kryesor i yni do të jetë Kupa e Kosovës dhe fokusimi kryesor tani për tani e kemi vetëm aty”.
Leonard Mekaj, në këtë ndeshje luajti me 15 pikë dhe i ushqeu bashklojtarët e tij me 13 asistime, si dhe i rrëmbeu 4 kërcime për Yllin.
Ylli gjendet në pozitën e tretë në renditjen tabelare në Superligë, derisa kjo fitore ishte shumë e rëndësishme në rrugë për Play Off.