VALON BUNJAKU
Super Bunjaku, triple-double për 22 minuta lojë
15 February, 2018 @22:53
Playmakeri i ri i Sigal Prishtinës dhe reprezentuesi i shpresave të Kosovës, Valon Bunjaku, ka shënuar triple-double’in e parë të karrierës sonte në Superligë.
Ai ka shkëlqyer në përballjen që ekipi i tij e zhvilloi ndaj Boreas, ndërsa ka shënuar triple-double për afro 22 minuta sa ishte në lojë, duke shënuar 11 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime.
Sigal Prishtina ka mposhtur pa probleme Borean sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ndërsa ka vazhduar bilancin perfekt në Superligë, 20-0.