ERJON KASTRATI
Me maksimumin, optimist për rezultat
20 February, 2018 @14:33
Basketbollisti i rikthyer në përfaqësuese të Kosovës, Erjon Kastrati, është shprehur të jetë optimist bashkë me ekipin për përballjet e radhës, që Kosova i zhvillon në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Kina 2019.
Kastrati, që kishte munguar për shkak të lëndimit në ndeshjet e para kualifikuese, tash është duke shikuar mundësinë që bashkë me ekipin të arrijnë fitoren e parë në grup.
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer me ekipin. Dua të falenderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës që na ka dhënë mundësi të grumbullohemi në Poloni disa ditë më herët, në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë për takimin me Poloninë, një Përfaqësuese kjo shumë e fortë, por ne jemi optimistë dhe nëse e japim maksimumin nga vetja shpresojmë në rezultat pozitiv,” - ka thënë ai për faqen zyrtare të FBK-së.
Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon ndaj Polonisë dhe Lituanisë. Dy ndeshjet e para të grupit i ka humbur.