DARDAN BERISHA
Shpresojmë në befasi
20 February, 2018 @14:29
Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës, Dardan Berisha ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të FBK-së, pas përgatitjeve të para të zhvilluara sot me reprezentacion, para ndeshjeve kualifikuese ndaj Polonisë e Lituanisë.
“Përgatitjet i kemi filluar sot, pasi që mbrëmë të gjithë kemi arritur në Torun. Jemi shumë të lumtur që jemi kthyer prap bashkë, i dijmë qëllimet tona, por edhe e dijmë që s’ka me qenë lehtë. Sot e kemi mbajtur stërvitjen e parë në mëngjes, në mbrëmjë sërish do të kemi stërvitje. Të gjithë bashkëlojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo na jep motivim që të bëjmë sa më mirë në duel me Poloninë. Scott Bamforth nuk ka pasur mundësi për shkak të rikuperimit të bashkëngjitet me ne, por është mirë që Shawn Jones është me ne në ekip, dhe mendoj se ai do të na ndihmojë shumë. Skuadra nuk është e njëjta siç ka qenë në muajin nëntor, por ne do ta japim 100% tonë në stërvitje dhe në ndeshje, si dhe do të mundohemi të bëjmë një befasi për të mposhtur një ekip të fortë siç është Polonia,” - ka thënë ai.
Kosova do të ballafaqohet me Poloninë më 23 shkurt duke filluar nga ora 19:00 në Wloclawek, kurse më 26 shkurt në Klaipeda do të jetë mysafire e Lituanisë, takim ky që do të luhet me fillim nga ora 19:30.
Dy ndeshjet e para në grup, Kosova i ka humbur.