Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Në shtator Trepça luan PlayOutin për shpëtim të stinorit në Superligë

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Në shtator Trepça luan PlayOutin për shpëtim të stinorit në Superligë


22 May, 2020 @16:42

Me Vendimin e sotëm të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është bërë e ditur se ish kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës, KB Trepça, në njërin ndër stinorët më të dobët të saj të pasluftës - do të luajë ndeshje PlayOutit për të mbetur në Superligë.

Trepça kreu stinorin në pozitë të shtatë të Superligës me bilans 7-17 dhe gjendej në zonë të PlayOutit.

Minatorët kaluan stinorin më të dobët të tyre në Superligë dhe tashmë për të shpëtuar aty, do të duhet të shënojnë fitore në duelet e ndërsjella me ekipin e AS Prishtinës, që do të kërkojë ngritjen në elitë.

Nëse KB Trepça nuk arrin shpëtimin, do të jetë për herë të parë në histori të Kosovës që ish kampionia të bie në rangun e dytë të garave të basketbollit kosovar.

Datat e ndeshjeve të PlayOutit nuk janë përcaktuar nga Bordi i FBK-së, por janë lënë të zhvillohen gjatë shtatorit 2020.

“Të gjitha ndeshjet e Play-Out-it sipas këtij vendimi do të luhen në muajin shtator para fillimit të garave të stinorit 2020-21, në orare e afate të cilat do të bëhen të njohura më pas,” ka bërë të ditur FBK-ja.


 
Të gjitha lajmet nga