Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8 E FINALES, SPANJA - LITUANIA

Në vazhdime, Spanja eliminon Lituaninë

Në vazhdime, Spanja eliminon Lituaninë


10 September, 2022 @23:56

Pas një ndeshjeje shumë interesante dhe të dytës së të tetës së finales që shkoi në vazhdime, Spanja ka arritur çerekfinalen e Eurobasketit 2022, duke e mposhtur Lituaninë, që ra nga loja në kohën shtesë!

Usman Garuba, Spain

Spanja mposhti Lituaninë në duelin e katërt të ditës në Berlin Arena të kryeqytetit gjerman, ndërsa dallimin në rezultatin përfundimtar u bë krejt në fund të lojës, pasi që gjatë gjithë ndeshjes, lufta ka qenë e pakompromis nga të dyja anët, për përfundimtaren: Spanja 102-94 Lituania [19-20, 21-25, 23-23, 20-15, 19-11].

Lorenzo D’ontez Brown shkëlqeu te Spanja në 33 minuta sa ishte në lojë. Ai shënoi 28 pikë e 8 asistime në fitoren e iberikëve, derisa 21 pikë tjera shtoi Willy Hernangomez që bëri edhe 8 kërcime në rrugëtimin e ekipit të Sergio Scariolos drejt 8-shes më të mirë të Evropës.

Willy Hernangomez

Në anën tjetër mundi i lituanezëve, që me bilans negativ arritën në të tetën e finales, sikur nuk iu shpagua në vazhdime! Minndaugas Kuzminskas me 18 pikë, Ignas Brazdeikis me 17 pikë e 7 kërcime, qenë koshashënuesit më të mirë të natës te baltikët e drejtuar nga Kazys Maksvytis, ndërsa Domantas Sabonis qe më eficenti, duke shënuar 15 pikë e 9 kërcime në ndeshjenm, që doli të jetë përshëndetëse për ata në evropian.

Spanja në çerekfinale do të luaj kundër fituesit të përballjes Kroacia-Finlanda.

 


 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket