Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENASIT FITOJNË DERBIN NDAJ VUSHTRRIASVE

New Basket fiton derbin dhe futet në TOP-4

New Basket fiton derbin dhe futet në TOP-4


14 January, 2023 @13:50

Skuadra prizrenase New Basket ka shënuar fitore në derbin e luajtur dje në kuadër të Ligës së Parë ndaj Vushtrrisë, për të mbyllur ciklin e dytë të ndeshjeve në ligë në vend të katërt, pozitë kjo që siguron PlayOffin për Superligë.

Në një ndeshje tejet interesante, dallimi i madh u bë në çerekun e dytë të duelit, pas së cilës përkundër mundit, Vushtrria s’arriti ta mbyllë disavantazhin, derisa prizrenasit e drejtuar nga Arben Elshani arritën të fitojnë 90-84 [25-24, 30-17, 17-21, 18-22].

Më efikasi te New Basket ka qenë amerikani Isaiah Brooks me 32 pikë të shënuara, ndërsa 24 të tjera i ka shënuar Visar Ejupi, që ka bërë edhe 6 asistime e 7 kërcime në këtë fitore. Idoll Palushi mbylli ndeshjen me double-double prej 13 pikësh e 12 kërcimesh për fitoren e 14 sezonale të prizrenasve.

TABELA AKTUALE

Te Vushtrria e drejtuar nga Gazmend Asllani më efikasi ka qenë Paraart Zeqiri me 17 pikë, 6 kërcime e 4 asistime.

Pas kësaj fitoreje New Basket bëhet me bilanc 14-6 dhe mbyll ciklin e dytë të ndeshjeve të Ligës së Parë në pozitën e katërt, ndërsa Vushtrria e dyta në renditje ka bilanc 15-5, para dhjetë dueleve të ciklit të fundit që edhe do të përcaktojnë se cilat skuadra do të futen në PlayOff, fituesi i së cilës do të sigurojë Superligën 2023/24.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë