FIBA EUROPE CUP - PRISHTINA PARA DUELIT
Nesër dueli i vështirë
16 November, 2015 @11:38
Basketbollistët e Sigal Prishtinës nesër mbrëma (ora 19) do të kenë njërën ndër punët më të vështira të këtij stinori. Presin në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ekipin rumun, Energia, që ende nuk është mposhtur në FIBA Europe Cup.
Energia është treguar e pamëshirshme në Grupin K, ku bën pjesë Sigal Prishtina, duke i mposhtur të gjithë kundërshtarët me radhë në përballjet e para të grupit.
Pas tre ndeshjeve Energia ka pikë maksimale, 6. Ndërsa të gjitha skuarat tjera të grupit kanë nga 1 fitore e 2 humbje, me nga 4 pikë
Ndër lojtarët më të dalluar të ekipit rumun janë Porter Troupe, që ka mesatare prej 20 pikëve për ndeshje, pastaj lider i kërcimeve është Callistus Eziukëu, që ka mesatare prej 9 kërcimeve në ndeshje si dhe Jammar Digs, që është lider i asistimeve me 4.5 asistime për ndeshje.
Duke llogaritur në publikun vendas që bën atmosferë në lojë, Sigal Prishtina, shpreson që t’ia regjistrojë humbjen e parë ekipit rumun në grup dhe të shtojë gjasat e saja për dalje nga Grupi K i Europe Cup. Në ndeshjen tjetër të grupit takohet AEK me Astanën.
TABELA AKTUALE E GRUPIT K:
1 | Energia RUM | 6 pikë | ||
2 | AEK Larnaca QIP | 4 pikë | ||
3 | Astana KAZ | 4 pikë | ||
4 | Sigal Prishtina KOS | 4 pikë |