Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEW BASKET - VUSHTRRIA

New Basket me një këmbë në Play Off

New Basket me një këmbë në Play Off


25 March, 2022 @22:46

Skuadra prizrenase, New Basket, e mposhti Vushtrrinë me rezultat 89-77 dhe është shumë afër ta sigurojë Play Offin në Ligën e Parë.

Në fitoren e New Basketit luajti rol të rëndësishëm performanca e amerikanit, Jordan Robinson. Ai shkëlqeu me 42 pikë, 11 kërcime, 6 topa të rrëmbyer dhe 2 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Egzon Kuqi me 16 pikë e 11 kërcime dhe Visar Ejupi me 14 pikë të tjera.

Te Vushtrria u veçuan Engjëll Rama me 14 pikë dhe me nga 12 pikë Albion Imeri e Blendi Mehaja.

TABELA AKTUALE

New Basketi aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 11 fitore e 6 humbje, kurse Vushtrria ka bilanc prej 10 fitoreve e 7 humbjeve.

Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, New Basketi do të përballet me Istogun, derisa Vushtrria me MH Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë