Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRITJE TË RIVALIT NË PLAYOFF

NewBasket fiton dhe pret konfirmimin e kundërshtarit në PlayOff

Foto: FBK

NewBasket fiton dhe pret konfirmimin e kundërshtarit në PlayOff


10 March, 2023 @22:42

Skuadra prizrenase NewBasket ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të xhiros së parafundit të stinorit të rregullt në Ligë të Parë, duke e mposhtur Gjakovën e Re me 9 pikë dallim, për të vendosur pozitën e katërt që çon në PlayOff, ndërsa në xhiron e fundit pa marrë parasysh rezultatin do ta mësojë kundërshtarin e vet në kuadër të PlayOffit që dërgon në Superligë.

Sa i përket ndeshjes së sontme, NewBasket i drejtuar nga Arben Elshani ka pasur telashe gjatë gjithë ndeshjes, derisa rikthimi i madh në lojë ka ndodhur në çerek të fundit të cilën prizrenasit e morrën me 37-11 për të fituar ndeshjen, 79-70!

Hajriz Hazeri me 26 pikë, 8 asistime e 9 kërcime ka qenë më i dalluari në fitoren e ekipit, ndërsa me double-double ndeshjen e kreu Drini Rexha, që dha 21 pikë, 4 asistime e 10 kërcime.

TABELA AKTUALE

Te Gjakova e Re, Dardan Brovina ishte më i dalluari me 22 pikë, 3 asistime e 10 kërcime, ndërsa pos tij edhe Bujar Çeku luajti me double-double prej 15 pikësh e 10 kërcimesh.

Në fund, fitorja bën që NewBasket pas 29 ndeshjesh të ketë bilans 19-10 dhe të vulosë pozitën e katërt, ndërsa Gjakova e Re ka të sigurt pozitën e shtatë, ndërsa ka bilans 13-16 një xhiro para fundit të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë