Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDIMET PËRCAKTUAN FITUESIN

NewBasket fiton në vazhdime dhe pret rivalin e PlayOffit

NewBasket fiton në vazhdime dhe pret rivalin e PlayOffit


13 March, 2023 @22:57

Në xhiron e fundit dhe duelin e fundit të tyre, NewBasket që siguroi PlayOffin nga pozita e katërt ka shënuar fitore ndaj Prishtinës së Re, që edhe sonte luftoi mjaft, por s’arriti assesi t’i shmanget PlayOutit në luftë për mbijetesë në Ligë të Parë.

Ekipi prizrenas ka shënuar fitore në Prishtinë, ndërsa rezultati në fund të ndeshjes shënonte 87-87 dhe u deshën vazhdimet për të arritur te fitorja. Vendasit morrën epërsinë në çerekun e parë 22-18, pastaj ndeshja vazhdoi barabartë me 23-23, për tu barazuar gjithçka në fund të çerekut të tretë me 17-21, çereku i katërt shkoi me 25-25 për tu mbyllë ndeshja me rezultatin 87-87. E 5-minutëshi i fundit vendosi ndeshjen, kur Prishtina e Re shënoi 7 e NewBasket 15 falë Hajriz Hazerit dhe pikëve të fundit nga Elber Skenderi përcaktoi rezultatin përfundimtar, 94-102.

Hajriz Hazeri ishte koshashënuesi më i mirë i NewBasketit, duke dhënë 26 pikë, 13 asistime dhe vetëm 2 kërcime i munguan për të kryer lojën me triple-double. Idoll Pallushi dha 20 pikë, ndërsa 23 i shënoi Art Islamaj në këtë fitore.

TABELA AKTUALE

Tre lojtarë (Engjull Sollova, Adis Gashi, Gëzim Hasani) të përjashtuar me nga 5 personale te Prishtian e Re e bënë të veten dhe kështu ekipi në fund u mposht, ndërsa double-double i madh i Adrian Ibishit me 29 pikë e 18 kërcime mbeti për statistikë.

Tash, NewBasket me këtë fitore në PlayOff do të pret ekipin që mbyll stinorin e rregullt në pozitë të parë (Vushtrria ose Istogu, kuptohet nesër), ndërsa Prishtina e Re do të luajë ndeshje PlayOuti për të kërkuar edhe një stinor në Ligë të Parë, përndryshe do të bie në Ligë të Dytë të Kosovës - që është kategoria e fundit e basketbollit për seniorë.

Nga 30 ndeshje të zhvilluara në 33 xhiro, NewBasket përfundon i katërti me bilans 20-10, ndërsa Prishtina e Re e nënta, me bilans 9-21.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë