Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - NEW BASKET

NewBasket përmbys Vushtrrinë në çerekun e fundit, duke e ndalë në 5 pikë!

NewBasket përmbys Vushtrrinë në çerekun e fundit, duke e ndalë në 5 pikë!


3 December, 2021 @22:15

Skuadra prizrenase New Basket ka shënuar një fitore të madhe duke bërë përmbysje në çerekun e fundit ndaj Vushtrrisë, kur i ndali vendasit në 5 pikë! ndërsa shënoi 20 për të fituar ndeshjen ngushtë 60-64 [16-25, 16-9, 23-10, 5-20].

Amerikani te ekipi prizrenas Jordan Robinson ka shënuar 29 pikë në fitore, duke dhënë edhe 16 kërcime për ekipin e tij, derisa Hajriz Hazeri ka shënuar 14 pikë e 3 asistime në fitore. Pikë dyshifrore për New Basketin shënoi edhe Egzon Kuqi duke dhënë 12 sosh si dhe duke kontribuuar me 3 asistime e 6 kërcime.

Vushtrria pikët e fundit në ndeshje i shënoi kur kishin mbetur edhe 6 minuta e 33 sekonda para fundit të ndeshjes dhe atë nga gjuajtjet e lira për 60-45. Prej atij momenti çka ndodhi në fushë të lojës më së miri e dinë akterët e saj, ndërsa ekipi prizrenas dha edhe 19 pikë të tjera për kohën e mbetur për të arritur fitoren e madhe.

TABELA AKTUALE

Te Vushtrria Erhan Sholla me 20 pikët e tij ka qenë i pamjaftueshëm për fitoren e ekipit. Pos tij vetëm edhe Albion Ymeri dha pikë dyshifrore duike shënuar 13 sosh.

Me këtë fitore New Basket ka bërë bilansin 3-5, ndërsa Vushtrria përkundër humbjes ende vazhdon me bilans të përgjithshëm pozitiv, 5-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë