PLAY OUT

Newborn, një hap para Superligës
3 July, 2015 @11:09
Ekipi nga Prishtina, Newborn, është vetëm një fitore larg Superligës së Kosovës. Ata kanë mposhtur mbrëmë Kastriotin në Ferizaj, në përballjen e parë të Play-Outit.
Newborn ka fituar me 10 pikë diferencë Kastriotin 82-72 si mysafir dhe nëse arrin fitore edhe në ndeshjen e radhës do të bëhet anëtari i ri dhe i fundit i Superligës për stinorin vijues.
Ndeshja e radhës luhet të dielën dhe me fitoren e ekipit prishtinas, rezultati në seri do të bëhej 2-0 për ata dhe do të bëheshin pjesë e Superligës.
Në të kundërtën, në rast të fitore së Kastriotit, ndeshja e tretë zhvillohet në Ferizaj.