LIPJANI - MEGASPORTS

TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Nga Liga e Dytë në krye të tabelës në Ligën e Parë
30 October, 2020 @22:35
Skuadra më e re e Ligës së Parë, Megasports, në ndeshjen e parë të sezonit 2020/21 e deklasoi Lipjanin, duke e mposhtur me 45 pikë epërsi 61-106.
Skuadra prizrenase pjesën e mbylli me 4 pikë epërsi, por në pjesën e dytë të ndeshjes gjërat në parket ndryshuan. Djelmoshat e trajnerit Edon Godeni, e shtuan epërsinë në çerekun e tretë duke shënuar 29 pikë dhe me mbrojtje të fortë pësuan vetëm 8 pikë.
Sulmi dhe mbrojtja funksionoi edhe në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes për skuadrën prizrenase dhe kështu e hapën stinorin e ri me fitore.
Shtatë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore te Megasportsi, prej tyre më së shumti u dalluan Palush Doda dhe Ensar Muriqi me nga 15 pikë secili, derisa me double-double luajti Bleonis Tanushi prej 13 pikëve e 10 asistimeve.
Te Lipjani u dalluan Hamit Sllamniku me 19 pikë dhe Egzon Hasani me 12 pikë e 11 kërcime.
Në xhiron e dytë Megasports do të takohet me Feronikelin, kurse Lipjani me Marigona Hill Prishtinën.
AS PRISHTINA - DRITA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
30 October, 2020 @22:14
Skuadra e AS Prishtinës e mposhti Dritën me rezultat të ngushtë 77-75 në ndeshjen hapëse të Ligës së Parë…
MATCH REPORT: NEW BASKET - MARIGONA

30 October, 2020 @22:09
Skuadra e Marigona Hill Prishtinës ka mposhtur sonte në Sezai Surroi NewBasketin, duke e fituar ndeshjen me 8 pikë dallim,…
DRITA

24 October, 2020 @11:39
Kapiteni i Dritës, Qëndrim Demi, ka treguar planet e Dritës për stinorin 2020/21. Demi në një bisedë me TopSportin ka…
AS PRISHTINA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
13 October, 2020 @15:04
Trajneri i AS Prishtinës, Valentin Spaqi, për ndeshjen e Play Outit ndaj Trepçës, ka thënë se skuadra mitrovicase është favorite…
PLAY OUT / AS PRISHTINA - TREPÇA
13 October, 2020 @14:11
Pas 7 muajve pushimi, Superliga kthehet me ndeshjen e Play-Outit në mes të AS Prishtinës dhe Trepçës. Ndeshja e parë…