Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PERFORCIMET VAZHDOJNE

Nikola Vukcevic i huaji i radhës te Bashkimi

Nikola Vukcevic i huaji i radhës te Bashkimi


5 October, 2020 @14:52

Skuadra e Bashkimit para pak çastesh ka zyrtarizuar edhe një basketbollist të huaj si përforcim për edicionin 2020/21.

Portokallezinjtë nga Prizreni kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me malazezin Nikola Vukcevic, që më parë ka qenë pjesë e basketbollit hungarez, ku ka luajtur për KTE Duna.

Më parë, ai ka luajtur edhe për KK Lovçen dhe ABS Primorje.

Derisa ekipi ka paralajmëruar përforcime tjera në ndërkohë, para stinorit të ri që fillon në fund të këtij muaji, Vukcevic te ekipi i tij i fundit KTE Duna ka pasur mesatare prej 10.3 minutash për ndeshje, derisa ka pasur mesatare prej 0.9 pikësh për ndeshje, 0.6 asistime, 0.8 kërcime dhe 0.4 topa të rrëmbyer.


 
Të gjitha lajmet nga