NË GJYSMËFINALE
Nuk befasohen
16 September, 2015 @20:42
Serbia u kualifikua në gjysmëfinale, pasi që mposhti Republikën Çeke me rezultat 89.75.
Çeket, pjesën e parë të ndeshjes, arritën ta garojnë në mënyrë të barabartë, por Serbia forcën e tregoi në fund.
Zoran Erceg ishte koshashënuesi më i mirë tek serbët me 20 pikë, derisa Teodosic luajti rol të rëndësishëm në fitore duke i bërë 14 asistime.
Në anën tjetër, 23 pikët e Jan Veselyt, nuk mjaftuan për gjysmëfinale.
Serbia në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga dueli, Italia-Lituania, derisa Republika Çeke do të luftojë për pozitën e 5/7, me humbësin e po këtij dueli në fjalë.