EUROBASKET
Letonia mbeti “françez”
15 September, 2015 @23:32
Letonia, e shokoi Francën me startin që e bënë në çerekun e parë dhe të dytë, por furria e tyre nuk vazhdoi më. Ylli i françezëve Tony Parker, e dirigjoi skuadrën në mënyrën më të mirë për ta këndellur skuadrën në pjesën e dytë.
Franca e morri kontrollin e lojës sidomos në çerekun e tretë kur nuk e lejoi kundërshtarin të shënojë më shumë se 7 pikë, ndërsa epërsia filloi të bëhej dyshifrore.
Parker si zakonisht ishte më i miri me 18 pikë e 6 kërcime, kurse për Letoninë u dallua Kristaps Janicenoks që shënoi 16 pikë dhe ishte qindpërqindtë i saktë nga vija e tre pikëshit duke shënuar tre herë në po aq shënime.
Franca në gjysmëfinale do të takohet me përfaqësuesen e Spanjës, e cila e kishte mposhtur Greqinë.