BIBL
Konfirmohet, Liga Ballkanike me 9 skuadra
15 September, 2015 @10:26
Liga Ballkanike sivjet do të luhet me 9 skuadra.
Pas vendimit të Bordit të kësaj lige për ta përjashtuar nga garat skuadrën malaziase Sutjeska, për shkak se nuk i kishte kryer obligimet me kohë ndaj Ligës Ballkanike, organizatorët e BIBL ishin ‘hedhur në gjah’ për ta gjetur një tjetër skuadër që mund ta zëvendësonte Sutjeskën.
Mirëpo një gjë e tillë nuk u arrit, dhe në njoftimin e sotëm nga faqja zyrtare e BIBL, thuhet që garat e sivjetme do të organizohen me nëntë ekipe, e jo dhjetë siç ishte e paraparë.
Ndryshon edhe sistemi!
Me ndryshimin e numrit të skuadrave pjesëmarrëse, është ndryshuar edhe sistemi i garave.
Në sistemin e mëparshëm, 10 skuadra kanë qenë të ndara në dy grupe A dhe B (nga 5 skuadra secili grup), ku pas ndeshjeve të zhvilluara në mes veti, skuadrat e fundit nga të dyja grupet eliminoheshin automatikisht, derisa katër skuadrat e parë nga grupet A dhe B, kalonin në fazën e dytë apo në TOP 8.
Tani me sistemin e ri, në grupin A do të jenë 4 skuadra, derisa në grupin B do të jenë 5 skuadra. Në fazën e dytë do të kualifikohen drejtpërdrejtë 3 skuadrat e para nga secili grup, derisa 3 skuadrat e mbetura (vendi 4 në grupin A dhe vendet 4, 5 në grupin B) do të luajnë lojë shtesë për të siguruar dy prej tyre fazën e dytë, derisa i treti do t’i jepte fund garave në Ligën Ballkanike për sivjet.
Në Ligën Ballkanike sivjet do të garojnë tre ekipe kosovare, Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi.
Grupet në Ligën Ballkanike
GRUPI A | GRUPI B | ||
1. Boroe (Bullgari) | 1. Bashkimi (Kosovë) | ||
2. Kozuv (Maqedoni) | 2. Levski Sofia (Bullgari) | ||
3. Mornar (Mali i Zi) | 3. Lovcen (Mali i Zi) | ||
4. Sigal Prishtina (Kosovë) | 4. Peja (Kosovë) | ||
5. Teodo (Mali i Zi) |