PEJA
Peja vazhdon me yjet vendore
14 September, 2015 @11:34
Skuadra e Pejës pas sigurimit të pjesëmarrjes edhe sivjet në Superligë me anë të ‘Wild Card’-it, po vazhdon të punojë në drejtim që përveçse të përforcohet, edhe t’i mbajë basketbollistët kryesorë në skuadër.
Kështu, pas Drilon Hajrizit i cili më parë kishte konfirmuar që edhe sivjet do të luaj për Pejën, të njëjtën gjë e realizuan edhe dy basketbollistët kryesor me status të vendorëve nga kjo skuadër, Alban Veseli dhe Fisnik Rugova.
Këta dy të fundit janë zyrtarizuar sot nga faqja zyrtare e klubit pejan.
“Pas Drilon Hajrizit, edhe Alban Veseli e Fisnik Rugova kane vazhduar kontraten me KB Peja edhe për një vit. Driloni dhe Albani po hyjnë në vitin e tretë, ndersa Fisiniku në vitin e dyte që janë pjesë e familjës së madhe të KB Pejës.
Familja jonë po qëndron e bashkuar edhe këtë vit duke u zgjeruar edhe më shumë dhe duke punuar për të luftuar për trofe të tjerë.
Lojtarët në fjalë po stervisin me ekipin dhe po punojnë shumë për një sezonë të mbarë,” thuhet në njoftimin e Pejës.
Peja, falë kontributit të treshes në fjalë, ishte shpallur fitues i Kupës së Kosovës dhe finalist i ligës në stinorin e kaluar, derisa në Ligën Ballkanike kishte arritur deri në gjysmëfinale.