Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OKC-SAS

Nuk ka fitore pa yje

nba.com

Nuk ka fitore pa yje


27 March, 2016 @10:55

Në prag të Play Offit, trajneri Gregg Popovich, nuk dëshiron që të ketë telashe nga lëndimet dhe vendosi që t’i pushoi lojtarët kyç si: Tim Duncan, Tony Parker, Manu Ginobili, LaMarcus Aldridge dhe Kawhi Leonard.

Pa yjet e skuadrës, San Antonio, luajti shumë mirë pjesën e parë të ndeshjes, derisa në pjesën e dytë doli në skenë dyshja Kevin Durant dhe Russell Westbrook kurse ndeshja përfundoi me rezultat 111-92.

Durant luajti me 31 pikë e 10 kërcime, ndërsa Westbrook i shtoi 29 pikë, 8 asistime e 6 kërcime, për fitoren e Thunderit.

Në anën tjetër, David West u dallua me 17 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e 51-të e Oklahomës, ndërsa humbja e 12 e San Antonios.


 
Të gjitha lajmet nga