EDMOND AZEMI PAS NDESHJES
Nuk u dorëzuam, por s’mjaftoi
2 December, 2015 @9:16
Përkundër luftës së madhe për rikthim në ndeshje pas 10 minutëshit të parë të dobët, Sigal Prishtina nuk e arriti këtë dhe në fund u eliminua nga FIBA Europe Cup.
Lufta e bardhekaltërve u pa në fushë, të cilët arritën që disanvatazhin prej 19 pikëve ta ulin në 3, por kjo nuk mjaftoi.
“Nuk u dorëzuam për asnjë moment. As kur ishim duke humbur me 19 pikë. Këtë e treguam kur u afruam deri në 3 pikë, por nuk mjaftoi. Tani duhet të këndellemi dhe të shkojmë tutje, sepse na presin sfida të mëdha në Superligë të Kosovës dhe Balkan League,” ka thënë Edmond Azemi për basketbolli.com.
Azemi ishte për 25 minuta në parket dje ndaj AEK Larnacas. Ai shënoi 6 pikë, 4 kërcime e 1 asistim, derisa kishte detyra të mëdha në mbrojtje.
Sigal Prishtinës i duhej fitorja mbrëmë dhe fitorja e Energias sonte, për të dalë si vendi i dytë nga Grupi K i FIBA Europe Cup.