Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

Olympiacos shpëton në fund

Olympiacos shpëton në fund


27 October, 2016 @23:14

Në ndeshjen Baskonia - Olympiacos, triumfoi skuadra greke me rezultat 95-90.

Sekondat e fundit për gjigantin grek kaluan nën ethe, por përvoja e bëri të veten dhe e regjistruan fitoren e tretë pas 4 xhirove.

Më i miri në ndeshje ishte super ylli veteran Vassilis Spanoulis, i cili luajti me 15 pikë e 15 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Vangelis Mantzaris me 17 pikë të tjera.

Tornike Shengelia shënoi 20 pikë për Baskonia Vitoria dhe ishte më i dalluari në humbjen e skuadrës së tij.

TABELA AKTUALE

Olympiacos ka bilanc prej 3 fitoreve dhe vetëm një humbjeje, derisa baskët regjistruan humbjen e dytë krahas dy fitoreve që i kanë.


 
Të gjitha lajmet nga