TOP 10 PLAYERS
Jordan Dickerson, KB Bashkimi/ BOROZANI/ A. P.
Vetëm një lojtar i ekipeve kosovare në TOP 10
27 October, 2016 @21:22
Prej dy ekipeve kosovare që zhvilluan ndeshje këtë mesjavë në ligën ballkanike, vetëm një lojtar ka arritur të futet në TOP 10 të performancave më të mira, sipas Eurobasketit.
Ai është qendra e Bashkimit, Jordan Dickerson, që ka zënë vendin e pestë në TOP 10 më të mirët sipas këtij portali statistikor.
Bashkimi, por edhe Trepça, kanë pësuar humbje këtë mesjavë në ligën ballkanike, ndërsa Peja e Sigal Prishtina kanë qenë të zëna me ndeshjet e tyre në FIBA Europe Cup.
Më i miri i xhiros është përzgjedhur Kiril Nikolovski i Feni Industries, që shënoi 22 pikë dhe 12 kërcime në fitore ndaj Trepçës.
Mëposhtë, shikoni TOP 10 sipas Eurobasket, për ndeshjet e kësaj mesjave në BIBL.
TOP 10 E XHIROS III NË BIBL:
1 | Kiril NIKOLOVSKI | Feni Industries | ||
2 | Georgi SHARABIDZE | Feni Industries | ||
3 | Milos DJURISIC | Teodo | ||
4 | Goran GAJOVIC | Sutjeska | ||
5 | Jordan DICKERSON | Bashkimi | ||
6 | Djoko SALIC | Sutjeska | ||
7 | Endrit HYSENAGOLLI | Tirana | ||
8 | Kenyon McNEAILL | Kozuv | ||
9 | Radomir MAROJEVIC | Teodo | ||
10 | Stefan SAJIN | Teodo |