TOP PERFORMERS @ FIBA EUROPE CUP
TOP 5 e xhiros II në Europe Cup
27 October, 2016 @14:20
Faqja zyrtare e FIBA Europe Cup ka bërë të ditur sot pesëshen më të mirë të xhiros së dytë të fazës grupore që përfundoi dje.
Aty nuk ka pasur vend përsëri për asnjërin nga lojtarët e ekipeve të Kosovës si Sigal Prishtina e Peja.
Mirëpo, bullgari Yordan Bozov me 37 vjetët e tij, që ka kontribuuar në fitoren e Rilskit ndaj Prishtinës, ka zënë vend aty.
Bozov përfundoi ndeshjen me 28 pikë, 8 kërcime, 3 asistime dhe 3 topa të vjedhur, duke pasur koeficentin më të mirë nga të gjithë basketbollistët e kësaj gare në këtë xhiro, (35).
Përveç tij, në pesëshe kanë zënë vend edhe: Justin Cobbs i BCM Gravelines (25 pikë + 10 asistime), Frank Elegar i Eniseyit (20 pikë + 11 kërcime), Karam Mashour i Bnei Herzliyas (22 pikë + 9 kërcime + 6 topa të vjedhur) dhe Akeem Wright i Apoelit (23 pikë + 6 kërcime + 3 topa të vjedhur).