PREJ INFORMATORIT
€200 gjobë për Sigal Prishtinën
27 October, 2016 @11:26
Në Informatorin e fundit të botuar nga Komesari i Garave (KG) të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), nga ekipet e Superligës dënimin më të madh dhe të vetëm nga ekipet e ka marrë kampionja aktuale, Sigal Prishtina.
Sigal Prishtina është gjobitur me 200 euro, prej të cilave 150 euro janë për mosdorëzim të inçizimit të ndeshjes Sigal Prishtina - Kerasan Prishtina, ndërsa 50 euro tjera janë për mosparaqitje me kohë të terminit të ndeshjes ndaj Kerasanit.
Përveç gjobave të shqiptuara për Prishtinën, në Informatorin e tretë të Superligës për këtë stinor ka pësuar edhe ndihmës-trajneri i Yllit, Arbnor Rifati, që për shkak të teknikes është dënuar me 75 euro.