OLYMPIACOS - REAL MADRID
Olympiacosi mposht Realin, ndjek Moskën lidere
8 December, 2017 @22:34
Skuadra greke Olympiacos, si vendase e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 92-83 pas vazhdimeve, pasi që koha e rregullt përfundoi pa fitues 72-72. Kjo ndeshje u karakterizua me mbrojtje të fortë nga të dyja palët, gjë të cilën e shpjegon më së miri fakti që skuadrat u detyruan të shkojnë në ‘overtime’.
Dallimin kryesor athinasit e bënë në vazhdime, ku Georgios Printezis me 7 pikë radhazi i mundësoi skuadrës së tij një diferencë, e cila në fund e përcaktoi fituesin.
Georgios Printezis ishte më efikasi te ekipi grek me 21 pikë dhe 7 kërcime, gjithashtu i ndihmuar edhe nga Janis Strenlieks me 15 pikë.
Skuadra madrilene, edhe pse me mungesa të shumta, arriti që të bënte një ndeshje mjaft të mirë, ndërsa më të dalluarit te ekipi spanjoll ishin talenti slloven Luka Doncic me 33 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime, i ndihmuar edhe nga britanezi Jaycee Carroll me 24 pikë.
Kjo fitore bën që Olympiacosi të jetë në vendin e dytë menjëherë pas CSKA Moskës lidere, kurse Reali momentalisht ndodhet në vendin e tetë.