BALLKANI - DRITA

Foto: FC Ballkani
Pa gola në Suharekë, Drita s’e lëshon kreun
14 March, 2021 @15:23
Pa gola dhe pa fitues u mbyll kryendeshja e javës mes Ballkanit dhe Dritës në Suharekë. Dy rivalët për titull pas 90 minutave takimin e mbyllën 0-0,
Pjesa e parë mes skuadrave kaloi më e qetë, duke qenë se të dyja skuadrat tregoheshin të kujdesshme, e më e mirë për t’u shikuar ishte pjesa e dytë.
Megjithatë, përkundër tentimeve dhe rasteve për shënim, edhe pjesa e dytë nuk dhuroi gola dhe pikët u detyruan të ndahen.
Kështu, kreu edhe më tutje mbetet i Dritës, e cila ka 2 pikë më shumë se Ballkani e 4 më shumë se Prishtina, dhe gara për titull mbetet tejet e hapur në vazhdimin e sezonit.