Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKUJTIMI PËR FINAL FOUR

Para sezonit të ri, BIBL ri-njofton për Final Fourin në Karagaç

Foto: KBPeja/fb

Para sezonit të ri, BIBL ri-njofton për Final Fourin në Karagaç


1 June, 2020 @12:29

Në njoftimin e fundit nga liga ballkanike e basketbollit (BIBL), që ekipet e interesuara të bëhen gati për aplikim për stinorin e ri të BIBL, është ri-njoftuar edhe një herë Final Fouri i stinorit 2019/20 në Karagaç të Pejës.

Aty BIBL ka bërë të ditur se duke përcjellë instruksionet e Federatave dhe shteteve përkatëse për pandemi, në shtator 2020 do të mbahet Final Fouri i BIBL që do të luhet në Karagaç me KB Pejën si organizatore.

Katër ekipet pjesëmarrëse në F4 të BIBL janë: Akademik Bultex (BUL), Peja (KOS), Ibar (MNE) dhe Vllaznia (SHQ).

“Në këtë mënyrë ne do të përfundojmë stinorin 2019/20 në mënyrën më të respektueshme, duke i dhënë mundësi të katër skuadrave të garojnë barabartë për titullin e këtij stinori,” është thënë ndër të tjera në njoftimin e BIBL-it.

Deri tash BIBL-in nga skuadrat kosovare e ka fituar Prishtina dy herë, ndërsa Bashkimi një herë është shpallë nënkampion i ligës.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League