Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLDEN STATE WARRIORS

Para të njëzetës

Para të njëzetës


1 December, 2015 @10:33

Kampioni aktual i NBA-së po vazhdon rekordin e fitoreve radhazi në këtë stinor duke e regjistruar të nëntëmbëdhjetën mbrëmë. 

Viktimë e mbrëmshme ishte Utah Jazz, që i ka bërë ballë shumë mirë kampionëve, por në fund, nuk e kishin fuqinë e rikthimit të ndeshjes në favor. 

Këtë e kishte të qartë edhe i shkëlqyeshmi Stephen Curry, që po kalon momentet më të mira të karrierës së tij. 

“Vetëm pse jemi në seri 19 me 0, nuk do të thotë se do të dalim në parket dhe të shkelim çkado që t’na del përpara. Për fitore, duhet të djersitesh gjithmonë,” ka thënë Curry pas ndeshjes. 

MVP i stinorit të shkuar shënoi 26 pikë, 5 asistime dhe 6 kërcime në fitoren e ngushtë të ekipit të tij, derisa ndihmë e madhe erdhi nga Klay Thompson e Draymond Green, që shënuan nga 20 pikë secili.


 
Të gjitha lajmet nga